Flash News

E-TJERA

Dita nis me kthjellime, zonat ku priten reshje shiu

Dita nis me kthjellime, zonat ku priten reshje shiu

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ndërsa në zonat malore priten dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. 

Ndërsa gjatë orëve të pasdites, pritet që vranësirat të shtohen, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat veriore të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 - 40 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 - 4 ballë.

 

Të fundit