Flash News

E-TJERA

Dita nis me mot të qëndrueshëm, çfarë pritet orët në vijim

Dita nis me mot të qëndrueshëm, çfarë pritet

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, por vranësirat do të jenë të pranishme në ekstremin jugor dhe juglindje të vendit.

Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat do të sjellin reshje shiu në jug dhe dëbore në juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

 

Të fundit