Flash News

E-TJERA

Dita nis me reshje, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me reshje, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e vranësiravve dhe reshjeve të shiut. Ndërkohë që në mbrëmje pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor, duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.

Të fundit