Flash News

E-TJERA

Dita nis me reshje, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me reshje, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, por më e rënduar situata paraqitet në pjesën jugore dhe qendrore të vendit.

Pasdite pritet të ketë përmirësim të kushteve atmosferike, ndërsa në mbrëmje do të rikthehen vranësirat, ku në jug mund të shoqërohen me reshje të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi verior-verilindor, duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë.

Të fundit