Flash News

E-TJERA

Dita nis me reshje, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me reshje, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të dominojnë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa pasdite pritet që reshjet të ndërpriten, duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri në 16°C në jugperëndim.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit