Flash News

E-TJERA

Dita nis me temperatura të larta, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me temperatura të larta, si do të ndryshojë moti

Temperatura të larta dhe mot i kthjellët do të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës.

Ndërsa pasdite priten grumbullim i vranësirave, duke gjeneruar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe në zona të izoluara në qendër.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Të fundit