Flash News

E-TJERA

Dita nis me vranësira dhe reshje, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me vranësira dhe reshje, si do të ndryshojë moti

Rikthehen reshjet e shiut në vend. Pjesa e parë  editës do të jetë nën dominimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje, të cilat do të jenë më intensive në zonat veriore dhe qëndrore.

Ndërsa gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i motit, si fillim në zonat jugore dhe qëndrore e më pas  në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

 

Të fundit