Flash News

E-TJERA

Ditë zie kombëtare/ Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit

Ditë zie kombëtare/ Kundër projektligjit të Barazisë

Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” ka thirrur protestë pasditen e kësaj të enjte përpara Parlamentit, aty u pritet të kalohet projektligji për Barazinë Gjinore.

Kjo është protesta e dytë e cila njoftohet se do të nisë në orën 19:00 pas tubimit që u mbajt paradite në nisje të seancës plenare.

Qëllimi i protestave është kundërshtimi i kalimit të Projektligjit të Barazisë Gjinore, i cili sipas aktivistëve përbën “rrezik për vlerat tradicionale familjare dhe edukimin e fëmijëve”.

Njoftimi:

KOALICIONI SHQIPTAR PRO FAMILJES & JETËS ju fton në TUBIM PAQËSOR, SONTE NË ORËN 19:00, para Parlamentit Shqiptar te Rruga e Elbasanit, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore! Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!

PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë zie kombëtare!

Ju lutem, ndajeni këtë postim me miqtë tuaj!

Të fundit