E-TJERA

Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku festoi Bes Kallaku, ndëshkohet edhe Meta e Kryemadhi

Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku
Në foto: Bes Kallaku dhe Presidenti Meta gjatë festimeve të ditëlindjes së aktorit

Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin pak ditë më parë për të ndaluar organizimet me më shumë se 10 veta, ka pasur nga ata që nuk e kanë marrë parasysh një gjë të tillë.

Përmes një njoftimi të Policisë së Shtetit, mësohet se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1 mln lekë të reja administratorin e lokalit ku festoi ditëlindjen e 35-të aktori Bes Kallaku.

Pjesë e festimeve të Kallakut ishte edhe presidenti Ilir Meta me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Policia ka mundur të identifikojë të gjithë personat e pranishëm në festime, ndaj të cilëve do të merret masë administrative.

Ndërkaq janë pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për shkelje të rëndë, pasi nuk bën detyrën për të kryer kontrollin e territorit.

“Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar  dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Momente nga festimet e ditëlindjes së Kallakut:

Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku

Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku

Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku

Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku

Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku

Ditari politik

Të fundit