Flash News

E-TJERA

Ditëlindjen e parë e feston në Shqipëri, Rama takon afganët dhe u shpërndan lodra fëmijëve: Kemi qenë në pozitën tuaj

Ditëlindjen e parë e feston në Shqipëri, Rama takon

Kryeministri Edi Rama ka takuar afganët e ardhur të cilët momentalisht janë vendosur në Durrës dhe disa të tjerë në Kavajë.

Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu takuan dhe biseduan me disa ptej tyre dhe kryeministri shpërndau dhe dhurata për fëmijët, ku njëri prej tyre festonte ditëlindjen e tij të parë në Shqipëri.

Ditëlindjen e parë e feston në Shqipëri, Rama takon

Rama ka biseduar me njërën prej zonjave ku u tha se ai e kupton shumë mirë situatën në të cilën ndodheshin dhe se kanë qenë dhe vetë në të njëjtën situatë. Ndërkohë zonja afgane tha se është mrekulli që ia kanë dalë të vijnë nga një situatë aq kaotike që është në Kabul, në Afganistan.

Në fund, gruaja afgane falenderoi kryeministrin duke thënë se stafi që ndodhen aty (shumë prej të cilëve janë dhe vullnetarë) ua kanë bërë gjërat më të lehta. Dhe Rama iu përgjigj duke thënë:

"Të thashë dhe më parë, kemi qenë në pozitën tuaj 30 vite më parë".

Teksa zonja afgane iu përgjigj: "Po, por jo shumë njerëz do ta kujtonin këtë."

Të fundit