Flash News

E-TJERA

Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit, Manastirliu: Brenda vitit mamografi në çdo spital rajonal

Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit,
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal.

Teksa ndodhej në spitalin e Lezhës, Manastirliu theksoi se sipas saj, në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale, duke i pajisur me mamografë të rinj.

Më tej ajo u bëri thirrje të gjitha grave dhe vajzave që gjatë këtij muaji edhe në vazhdim të mos e neglizhojë kontrollin e gjirit.

Vlen të theksohet se përgjatë muajit Tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00.

Deklarata e Manastirliut:

“Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim.

Në muajin Tetor ne jo vetëm që ofrojmë këtë shërbim për gratë deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, por thirrja e cila do të vijojë të bëhet këtë muaj por edhe në vazhdim është për çdo grua duhet të shkojë pranë mjekut të familjes të kontrollohet edhe të vijë gjithashtu pranë poliklinikave të spitaleve rajonale për të bërë ekzaminimin e mamografisë”, apeloi Manastirliu.

Përgjatë muajit Tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00.

Të fundit