Flash News

E-TJERA

Ditët e acarta kanë ikur/ Sot temperaturat rriten me 4°C, si do të jetë moti ditët në vijim

Ditët e acarta kanë ikur/ Sot temperaturat rriten me 4°C, si do
Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme temperaturat do të rriten me 3-4°C, trend që do vazhdojë edhe në fundjavë.

Sipas MeteoAlb, rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit shkurt. Gjatë kësaj periudhe priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.

Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C, duke krijuar ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës. Sa i përket muajt mars, do të ketë hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e acarta kanë ikur.

Të fundit