
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Diti i FRESSH-it të bën me pronë: Skema e zhvatjes së 448 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës
Në vitin 2018, një ish-punëtor ferme i quajtur Lirim Xhameta u kontaktua nga një person me emrin Diti, i cili i premtoi se do t'ia bënte ai dokumentat për të përfituar 3 mijë metra katrorë tokë në Spitallë në periferi të Durrësit.
Muaj më vonë, personi që identifikohet si Diti në një vendim për caktim mase sigurie të Gjykatës së Durrësit, e adresoi Xhametën në një zyrë noterie, pasi më parë i dha të firmoste një akt të bardhë për marrje toke në pronësi.
Në zyrën e noterisë, Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri firmosën një akt përfaqësimi në emër të një personi që nuk e njihnin dhe morën në këmbim 200 mijë lekë nga Diti.
E vënë në lëvizje në vitin 2023 nga një denoncues, Prokuroria e Durrësit gjeti se përmes falsifikimit të akteve të Kadastrës, Xhametës i ishin kaluar në fakt 75 mijë metra katrorë tokë, të cilat edhe pse ai nuk e dinte se ku ndodheshin, ishin tjetërsuar dhe shitur për 17 milionë lekë.
“Deri në këtë fazë të hetimit, nga kryerja e veprimeve hetimore në dinamikë, ndër të tjera ka rezultuar se pasuria e regjistruar në ASHK fillimisht në emër të shtetasit Lirim Xhameta me një sipërfaqe prej 75,000 m2 dhe më pas e ndarë dhe tjetërsuar është përfituar në mënyrë tërësisht joligjore”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi e cila disponohet nga BIRN.
E njëjta skemë është përsëritur edhe për një sipërfaqe të dytë prej 76 mijë metrash katrorë, e regjistruar fillimisht në emër të të ndjerit Dilaver Taulla. Edhe pse Taulla kishte vdekur në vitin 2003, toka kaloi në pronësinë e tij në vitin 2010 dhe trashëgimtarët e tij u vunë në dijeni në vitin 2010.
Skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në Spitallë të Durrësit është edhe më e gjerë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, 448.000 m2 tokë u zhvatën dhe u tjetërsuan përmes mashtrimit, falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët shtetërorë.
Prokuroria e Durrësit akuzon për këtë skemë masive të fasifikimit me tokat Ardit Kërtushën, një ish-drejtues i Forumit Rinor të Partisë Socialiste dhe ish-punonjës i OSHEE në atë kohë, Leonard Kadrimin, ish- zv.drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe 14 persona të tjerë.
Kërtusha u arrestua të premten me akuzat e “Mashtrimit” dhe “Pastrimit të parave”, sëbashku me Leonard Kadrimin që akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
Lirim Xhameta, 58 vjeç, Dashnor Taulla, 61 vjeç dhe Gjovalin Ndocin, 44 vjeç akuzohen gjithashtu për pastrim të parave. Dy persona të tjerë, juristi i ASHK-së Durrës, Mikel Zaho, 46 vjeç, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe Krenar Karati, 65 vjeç janë shpallur në kërkim. Ndaj 9 personave të tjerë, përfshi familjarë të përfituesve të arrestuar dhe zyrtarë të ASHK-së është marrë masa detyrim paraqitjeje.
Skema e tjetërsimit
Në shkurt 2023, një denoncues u paraqit para prokurorit Pali Deçolli në Durrës dhe kallëzoi se një sipërfaqe toke, për të cilën ai dhe të afërm të tij pretendojnë pronësinë dhe për të cilën ndodhen në proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ishte rrethuar me mure betoni nga persona të panjohur.
Prona sipas denoncuesit ndodhej në Spitallë, por ai nuk e dinte se kush ishte zaptuesi. E vënë në lëvizje pas këtij denoncimi prokuroria gjeti se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie që kishte bërë rrethimin dhe shtrimin e saj me çakull.
Por hetimet gjetën se procedurat e regjistrimit të kësaj prone në emër të Lirim Xhametës ishin të paligjshme, ashtu si dhe pasuria në emër të të ndjerit Dilaver Taulla.
Prokuroria zbuloi nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe marrja në pyetje e personave të përfshirë se fillimisht pronat ishin regjistruar në emër të Xhametës dhe Taullës dhe përmes falsifikimit të dokumentave ishin përfshirë në regjistrat kadastralë në vitin 2010. Drejtuesi i kadastrës në atë kohë dhe një punonjëse, emri i të cilës përdoret ne praktika, mohuan që t'i kishin nënshkruar aktet.
Vetë prokuroria gjeti se në fakt këto akte ishin futur në regjistra përmes shënimeve me dorë vetëm në vitin 2019.
Prokuroria nuk diferencon rolet që personat e arrestuar dhe akuzuar kanë luajtur, por Kërtusha duket se është nyja lidhëse. Emri i tij përmendet nga Xhameta si “Diti” dhe po ashtu edhe nga Dashnor Taulla, trashëgimtar i Dilaver Taullës, si personi që premtonte të rregullonte dokumentet për tokë.
“Më pas janë takuar Dashnori dhe Krenari me shtetasin Ardit Kërtusha dhe ky i fundit i ka marrë përsipër që t'i rregullonte tokë, pasi sipas Arditit, i takonte sipas ligjit. Arditi i ka kërkuar kartat e identitetit të tij dhe të vëllezërve dhe motrave duke i thënë se ‘ju takonin të gjithëve”, citohet në dosje Dashnor Taulla, i cili thotë se u përfshi në këtë histori në vitin 2019 sëbashku me Krenar Karatin, që i kishte premtuar se njihte dikë që mund t'i rregullonte tokën.
Në këtë kohë, Kërtusha ishte drejtues i FRESSH-it të Partisë Socialiste të Durrësit, mbante një post drejtues në OSHEE-në lokale dhe po ashtu kishte kandiduar për t'u punësuar si regjistrues në kadastër, por ishte skualifikuar për shkak të mungesës së eksperiencës. Në vitin 2020, ai garoi për t'u zgjedhur si kryetar i Partisë Socialiste në Durrës, por më pas u tërhoq nga gara.
Në profilin e tij në Facebook, Kërtusha akuzoi ish-kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërhyrje në garë dhe akuzon se rivali i tij që fitoi zgjedhjet ishte marionetë e Dakos. Pas tërheqjes nga gara, Kërtusha mbështeti opozitën në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 mbeti i plagosur në një atentat.
I pyetur nga prokuroria për tjetërsimin e pronës, Kërtusha që njihet publikisht edhe si lektor në Universitetin e Durrësit, ka mohuar çdo dijeni.
“Është pyetur në lidhje me këto fakte, shtetasi Ardit Kërtusha, i cili ka deklaruar se nuk i njeh pjesëtarët e familjes Taulla dhe nuk ka asnjë lloj dijenie në lidhje me përfitimin prej tyre të sipërfaqes prej 76,000 m2,” citohet ai nga prokuroria.
Nga ana e tyre, Xhameta dhe Dashnor Taulla kanë mohuar të kenë përfituar nga transaksionet e kryera. Xhameta thotë se mori vetëm 200 mijë lekë, por nuk e pa asnjëherë pronën që iu kalua dhe që ai mendonte se ishte 3 mijë metra. Taulla nga ana e tij mohon të ketë dijeni që iu kalua në pronësi tokë dhe shtoi se në një përballje me Kërtushën, ky i fundit e kishte mohuar të kishin një marrëveshje.
Megjithatë, sipas prokurorisë ata kanë përfituar nga transaksionet e mëpasshme. Hetimet gjetën se si Xhameta ashtu edhe Taulla nënshkruan akte noteriale dhe i dhanë tagra përfaqësimi personave të tretë. Xhameta ia kaloi tagrat Gjovalin Ndocit, të cilit thotë se nuk e ka takuar kurrë. Ky i fundit sipas prokurorisë e shiti tokën në parcela te palë të treta për 17 milionë lekë. Po ashtu ai është një nga personat që aplikoi për ndryshimet në zërat kadastralë.
Ndoci ka dëshmuar se ai u përfshi në këtë histori me premtimin që të bënte para nga shit-blerja e pronave, prej një punonjësi të OSHEE-së, i identifikuar si i ndjeri Henkel Q. Ai tha se Henkel Q., e kishte njohur kur ai “punonte pranë OSHEE dhe në disa takime partiake”.
Prokuroria thotë se toka e tjetërsuar në këtë mënyrë u rivlerësua me ndihmë të akteve të falsifikuara për të shmangur taksat me vlerë disa herë më të lartë. Prokuroria gjeti se parcelat që i kaluan Xhametës u vlerësuan 279 milionë lekë. Veprimet kadastrale dhe aktet e rivlerësimit u kryen për dy ditë nga zëvendës drejtori i Kadastrës së Durrësit Leo Kadrimi, juristi Mikel Zaho dhe vartës të Kadrimit. Sipas prokurorisë, punonjës të kadastrës përfshi edhe drejtuesin e kohës, u shmangën nga procesi i kontrollit të regjistrimit.
Ndryshe nga rasti i Xhametës, Dashnor Taulla dhe të afërmit e tij që pretendohet se e trashëguan pronën nga i ndjeri Dilaver Taulla, ia kaluan tagrat e përfaqësimit Oliver Xhamuçës dhe toka u kaloi të tretëve përmes akteve të dhurimit.
Prokuroria thotë se edhe pse u bë dhurim, toka iu nënshtrua një rivlerësimi të falsifikuar që mundësonte shmangien e detyrimeve tatimore. “Në vijim të veprimeve krejtësisht joligjore e me qëllim përforcimin e titullit të pronësisë, tjetërsimin e saj dhe përfitimin e vlerave monetare që do të vinin pas tjetërsimit së saj në vijim (si dhe ka ndodhur, pavarësisht se është bërë me dhurim), autorët e veprave penale kanë vijuar në plotësimin e 4 referencave rivlerësimi tërësisht të falsifikuara”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi. Toka në këtë rast u rivlerësua 273 milionë lekë.
Prokuroria thotë se aktet e ndërmarra dhe personat e përfshirë tregojnë për një skemë identike.
“Pra, i gjithë mekanizmi i kryerjes së veprave penale si në rastin e parë të përfitimit të sipërfaqes prej 75,000 m2 shtetasit Lirim Xhameta, ashtu dhe në rastin e dytë të përfitimit të sipërfaqes prej 76,000 m2 të shtetasit të ndjerë Dilaver Taulla është identik dhe ka dyshime të arsyeshme që të jenë të njëjtët autorë”, thuhet në kërkesë për masë sigurimi.
Si në skemën e parë edhe në të dytën, përfituesit e pronës dhe personi që mori tagrat për t'i përfaqësuar thonë se nuk e njohin njëri tjetrin, por të dy palët pretendojnë se u përfshinë në skemë nga Kërtusha.
“Shtetasi Oliver ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga pjesëtarët e familjes Taulla, por kujton se në vitin 2019 shtetasi me emrin Ardit Kërtusha me të cilin kishte njohje i ka thënë që të shkonte tek Zyra Noteriale e J.B që të firmoste disa dokumente, pasi Arditi do të përfitonte një sasi toke duke i premtuar se pasi t'i shiste do t'i jepte një sasi parash,” thuhet në dosje.
Xhamuça madje ka këmbëngulur të takojë Ardit Kërtushën pas marrjes në pyetje në prokurori dhe pretendon se pasi e takoi, Kërtusha i kishte premtuar që gjithçka do të sqarohej prej tij.
Në këtë rast të dytë, toka është tjetërsuar përmes akteve të dhurimit nga Dashnor Taulla dhe të tjerë, te persona të tretë. Por prokuroria thotë se Taulla ka marrë sipas dëshmive 60 mijë euro dhe aktet e dhurimit ishin vetëm një formë e zgjedhur për të shmangur detyrimet. “Ai më ka thënë që të rrija pa merak pasi do ta zgjidhte ai këtë punë dhe pas kësaj nuk e kam takuar më”, citohet Xhamuça nga prokuroria.
Veprimet e regjistrimit në kadastër u kryen po nga të njëjtët zyrtarë sipas prokurorisë. Nga këta, ish- zv. drejtori Kadrimi, i cili u arrestua, ka dëshmuar se nuk kishte dijeni për skemën. Ai ia ka kaluar përgjegjësinë vartësve, duke pretenduar se ai vetë nuk verifikonte origjinën e pronës apo të dokumenteve.
Akuzat
Prokuroria thotë në kërkesën për masë sigurie se Lirim Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri, kanë qenë me dijeni pjesë e kësaj skeme dhe se ndryshe nga sa pretendojnë, kanë përfituar më shumë se 200 mijë lekë. Sipas prokurorisë, ata ishin në dijeni të plotë se nuk kishin pronë, por bashkëpunuan për të kryer tjetërsimin e tokës shtetërore.
Të njëjtën gjë vë në dukje prokuroria edhe për përfaqësuesit në këto transaksione, Gjovalin Ndoci dhe Oliver Xhamuça.
Madje Ndoci sipas prokurorisë, në përpjekje për t'ia ngecur fajin një personi të vdekur, ka cënuar edhe normat morale të shoqërisë.
“Vetë fakti që ky shtetas më vonë, të paktën për njërën nga këto pasuri ka kryer veprime blerje e shitje tregon se është ai vetë në bashkëpunim me persona të tjerë të fshehur nga vetë ai, autorë në tjetërsimin e pronave për të cilat ai jo vetëm nuk kishte asnjë tagër të qartë dhe ligjor, por veprimi I tij ka qenë për të fshehja dhe mbulimi I origjinës së kësaj pasurie”, shprehet prokuroria në dosje.
Xhamuça “lehtësohet”, pasi prokuroria duket e ka besuar pretendimin e tij se ai nuk kishte lexuar aktet noteriale. Megjithatë, prokuroria pretendon se ai dhe Ndoci kanë ndihmuar me dashje shtetasin Ardit Kërtusha dhe bashkëpunëtorët e tij që të përfitojnë vlera monetare.
Ndërkohë, punonjësit e ASHK Durrës, Leonard Kadrimi si zv/drejtor dhe juristët Aida Kila dhe Mikel Zaho me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë, sipas prokurorisë, si pasojë “fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive”.
Prokuroria thotë se nga hetimi rezultoi se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK-së nga kontrolli i praktikave të paligjshme.
“Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përkisnin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë”, thuhet në dosje./ BIRN
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51