Flash News

E-TJERA

Ditmir Bushati poston foto nga libraria e famshme në Washington, komenton Yuri Kim, ka një kërkesë të veçantë

Ditmir Bushati poston foto nga libraria e famshme në Washington, komenton

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka publikuar një foto Ëashington DC, ndërsa tregon se sa herë ndodhet aty viziton librarinë “Kramers”.

“Libraria e preferuar ‘Kramers’! Sa herë që jam në Washington DC, kaloj pak kohë aty për të marrë botimet e fundit. ‘Kramers’ vijon ‘rutinën’ pavarësisht vërshimit teknologjik dhe lëvizjeve të kufizuara, të imponuara nga #covid_19”, shkruan Bushati.

Ajo që nuk pritej është një koment i kryediplomates amerikane në vendin tonë.  Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i kërkoi Bushatin t’i blejë një libër nga libraria e famshëme në Uashington. Ajo shton se nuk ka rëndësi titulli, mjafton ti blejë një libër.

“Ditmir, të lutem, më bli një libër mua nga “Kramers”. Nuk ka rëndësi se çfarë libri, për sa kohë që e merr atë në Kramer. Unë e dua atë vend”, shkruan ambasadorja në komentin e saj.

Mesa duket Bushati dhe Kim ndajnë të njëjtin mendim dhe janë afeksionuar pas librarisë “Kramers”.

Ditmir Bushati poston foto nga libraria e famshme në Washington, komenton

Të fundit