Flash News

E-TJERA

Djali 7-vjeçar u përdh*nua nga xhaxhai i tij, Prokuroria kërkon 15 vite burg për shqiptarin

Djali 7-vjeçar u përdh*nua nga xhaxhai i tij, Prokuroria kërkon

Prokuroria e Beratit, ka kërkuar këtë të martë 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 7 vjeçar.

Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancë.

Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.

46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë, në fshatin “Malësi e Madhe”në Prizren. Ai akuzohet për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij , me iniciale A. S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.

Pas përfundimit të hetimeve të kryera,që kanë zgjatur rreth 10-muaj, Prokuroria e rrethit të Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Elidon Hysenaj, e përcjelli çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Sipas hetimeve të kryera dhe të dhënave të grumbulluara nga burimet e provave, Prokuroria e Beratit ka konfirmuar se provohet që shtetasi Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, asokohe kur ndodhi ngjarja e rëndë, 7-vjeç.

Të fundit