Flash News

E-TJERA

Djali i anëtares së KLP-së dhe drejtorit të Kadastrës, ky është i riu që vrau inxhinierin në Vlorë

Djali i anëtares së KLP-së dhe drejtorit të Kadastrës,

Rei Meta, autori i dyshuar i vrasjes së ndërtuesit ditën e sotme në Vlorë, është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta.

Ndërsa i ati ka punuar disa vite ne Kadastrën Tirane. Tani është ne Drejtorinë e Përgjithshme te Kadastrës.  Ndërkohë vetë autori i ngjarjes është doganier.

Meta qëlloi me grushte ndërtuesin Armando Meshau, i cili ra në tokë dhe humbi jetën. Sherri mes tyre nisi për shitjen e një apartamenti.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet se 51-vjeçari Meshau i tha Metës se "nuk ke për ta marrë apartamentin", përpara se ky i fundit ta qëllonte dy herë me grusht në fytyrë duke i marrë jetën.

Policia e arrestoi Rei Metën disa orë pas ngjarjes së rëndë në "Lungomaren" e Vlorës.

Djali i anëtares së KLP-së dhe drejtorit të Kadastrës,

 

Të fundit