Flash News

E-TJERA

Djali i dënuar për p*ostitucion, Prokuroria e Tiranës i sekuestron pasuritë të atit

Djali i dënuar për p*ostitucion, Prokuroria e Tiranës i

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi të Tiranë, pasi të ardhurat e tij nuk justifikojnë blerjen e tyre.

Konkretisht janë sekuestruar pasuritë e babait të I . Gj., i cili është dënuar për prostitucion. Ky i dënuar rekrutonte vajza për prostitucion dhe i dërgonte drejt Italisë.

Dyshohet se pasuritë janë vënë pikërisht me të ardhura të fituara nga kjo veprimtari.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit ‘Arrest në burg’.

Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal në ‘Trafikimin e personave të rritur”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në emër të shtetasit A.Gj si më poshtë:

Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117.78 m,2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;

Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe

Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa””, njofton Prokuroria.

Të fundit