Flash News

E-TJERA

Djali i Metës në fushatë, Sulo: Rast specifik, nuk do ndodhte me Ilirin jashtë

Djali i Metës në fushatë, Sulo: Rast specifik, nuk do ndodhte me

Analisti Arion Sulo ka komentuar angazhimin e djalit të presidentit të PL, Ilir Meta, Besar Metaj në fushatë.

I ftuar në Euronews Albania , ai tha se angazhimi i tij në fushatë është një rast specifik për të dhënë më shumë siguri te votuesit, pasi sipas gazetarit një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur nëse vetë Iliri do të ishte pjesë e fushatës. 

“Ka një specifik dalja e djalit të ilir Metës, Ai nuk o dilte nëse Ilir Meta do ishte i lirë dhe në fushatë. Gjithashtu në rast se do ishte Monika Kryemadhi ai nuk do dilte.

Këto dy specifika e kanë bërë të nevojshme një mesazh për anëtarësim për militantët në këtë fushatë atipike dhe aty duhet çdo energji, çdo votë, aq më shumë një përfaqësues i familjes që i çon një mesazh elektoratit të PL-së se drejtimi i fushatës nga Tedi Blushi dhe djali i Ilir Metës ky është një mesazh sigurie. Por këtu kemi disa pikëpyetje, se mbetet trashëgimi familjare. Për mua ky është një problem në partitë e mëdha, jo më në parti më të vogla se e Ilir Metës është forcë e tretë”,-tha Sulo.

Të fundit