Flash News

E-TJERA

“Djalli shqiptar” flet nga burgu britanik: I preva gishtin kundërshatrit

“Djalli shqiptar” flet nga burgu britanik: I preva gishtin

"Djalli" shqiptar i drogës ka treguar jetën e tij pas hekurave të qelisë në Britani për "Daily Mail".

Selamet Mehmetaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë për drejtimin e fabrikave të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, poston herë pas here foto nga burgu.

Mehmetaj postoi një foto disa ditë pasi u dënua, ku me sa duket kishte akses në një celular që dyshohet se ishte futur kontrabandë në burg. Para se të arrestohej ai gjithashtu reklamonte punën e tij kriminale në Instagram, dhe jetën e tij luksoze. Mehmetaj, i njohur ndryshe si Memzo është rikthyer në botën e rrjeteve sociale, ku tregon foto nga burgu me mbishkrimin "Jeta funit mo nona". 

Në vitin 2021, ai përshkroi sesi rrëmbeu dhe preu gishtat e një rivali që e kryqëzoi pasi Mail nisi një hetim për perandorinë e tij të trafikut të drogës. Po ashtu, Daily Mail shkruan se shqiptari ka postuar në platformën Tik tok makinën e tij të cilën e kishte nxjerrë në shitje.

30-vjeçari drejtonte dy ferma kanabisi të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës veriore, nga ku shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues që i ishte refuzuar kjo kërkesë. 

Ndërkohë pas denoncimit të bërë nga mediat për mbajtjen e telefonit brenda qelisë autoritetet kanë nisur një hetim për shqiptarin. Të burgosurit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në mediat sociale ose internet gjatë vuajtjes së dënimit dhe mbajtja e një telefoni celular në burg është e paligjshme dhe mund të rezultojë në akuza shtesë penale.

 

Të fundit