Flash News
“Paguaj 20 mijë euro”, Altin Hajri kërkoi nga Çyrbja lirimin e kunatit që akuzohet për vrasjen në Ndroq
Ndërtimet pa leje në Patok, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen
Vrasja në Ndroq/ Viktima u çua t’i jepte dorën, kunati i Altin Hajrit e qëlloi me a*më
Vetëplagoset me armë 45-vjeçari në Lezhë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dje dorëzoi mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK
Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Çyrbja u kallëzua nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili e akuzon se ka përdorur detyrën si kreu i Hipotekës së Durrësit në vitin 2021, për të shpërndarë leje legalizimi gjatë fushatës zgjedhore.
Çyrbja akuzohet se ka favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.
Tashmë ish-deputeti socialist, ka pretenduar se dorëzimi i mandatit nuk lidhet me thirrjen në SPAK, por me disa probleme të vetat shëndetësore.