Flash News

E-TJERA

Dje e bënë "shoshë" me plumba, biznesmenit në Sarandë sot tentuan t’i digjnin lokalin

Dje e bënë "shoshë" me plumba, biznesmenit në

Spiro Iljadhit, biznesmeni i cili u qëllua me breshëri automatike rreth orës 03:50 të mëngjesit të djeshëm në Sarandë, sot kanë tentuar t'i djegin lokalin në pronësi të tij në qytetin bregdetar "Bar Orange".

Lokali është tentuar të digjet në të gdhirë të kësaj të hëne, teksa policia ka arrestuar autorin. Në pranga ka rënë 32-vjeçari Luan Obzova nga Tepelena, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Ai është kapur nga patrulla e policisë pranë lokalit teksa me vete mbante shishen me benzinë.

"Nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë." thuhet në njoftimin e bluve të Sarandës.

Nuk dihet nëse tentative për djegien e lokalit "Bar Orange", ka lidhje me plagosjen e dyfishtë të djeshmen ku tre persona plagosën rëndë pronarin Spiro Iljadhi dhe një kalimtar të rastit, turisti shqiptaro-amerikan Mario Jani, 33-vjeç.

Lidhur me ngjarjen e djeshme është arrestuar Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena, ndërsa në kërkim janë vëllezërit Andrea Caushi , 35 vjeç dhe Visi Caushi, 33 vjeç, dhe këta nga Tepelena.

Të fundit