Flash News

E-TJERA

Dje mbërritën 31,590 doza Pfizer, sa vaksina ka siguruar në total Shqipëria

Dje mbërritën 31,590 doza Pfizer, sa vaksina ka siguruar në total

Mbrëmjen e djeshme në vendin tonë mbërriti një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer-i. Me 31,590 dozat e ardhura dje, numri i vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri shkon në mbi 1 milion e 950 mijë.

Ndërkohë numri i të vaksinuarëve po shkon afro 1.5 milionë. Në shtator, sikurse në muajin që lamë pas mund të vaksinohet çdo qytetar mbi 18-vjeç.

E ndërsa qytetarët janë të lirë të zgjedhin nëse do të vaksinohen ose jo, kategori si arsimtarët, stafet mjekësore dhe studentët e kanë të detyrueshme.

Përfundimi i stinës së verës dhe varianti Delta kanë rritur shifrat me koronavirus në vendin tonë. Ditët e fundit numri i rasteve të reja ka qenë nga 800 deri në 1 mijë.

Të fundit