Flash News

E-TJERA

Dje u takua me Peleshin, ministri grek i Mbrojtjes rezulton me Covid-19

Dje u takua me Peleshin, ministri grek i Mbrojtjes rezulton me Covid-19

Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos, ka rezultuar sot pozitiv me Covid-19 pas një kontrolli parandalues.

Ky lajm është bërë me dije nga mediat greke, teksa raportohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se Nikos Panagiotopoulos, një ditë më parë ka takuar ministrin shqiptar Niko Peleshi. Deri më tani nuk ka ende informacion nëse Peleshi ka kryer testim për të patë nëse është infektuar me Covid-19, duke qenë se dje ka pasur kontakt me  homologun e tij grek

Të fundit