Flash News

E-TJERA

Djegia e automjeteve në Durrës, policia jep detaje

Djegia e automjeteve në Durrës, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje nga djegia e dy automjeteve në Durrës, njëra prej të cilave i përkiste kryeinxhinierit të OSHEE.

Sipas policisë, mjetet kanë qenë të parkuara në momentin kur ka marrë flakë njëra prej mjeteve. Për pasojë është djegur dhe mjeti ngjitur.

Ndërkohë, po punohet për të zbardhur shkaqet.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Të fundit