Flash News

E-TJERA

Djegia e flamurit shqiptar në RMV/ Ambasadori Meidani: Po ndjekim situatën, diplomacia nuk është ‘reality show’

Djegia e flamurit shqiptar në RMV/ Ambasadori Meidani: Po ndjekim

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të djegies dhe përdhosjes së flamurit shqiptar.

Ai ka deklaruar se po ndjek situatën nga afër dhe është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe partnerët diplomatikë.

Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike,” ka theksuar Meidani.

Diplomati shqiptar nënvizoi rëndësinë e maturisë dhe qetësisë në trajtimin e këtyre çështjeve, duke theksuar se diplomacia nuk është një reality show dhe se marrëdhëniet mes shteteve ndërtohen mbi bazën e përgjegjësisë dhe racionalitetit.

Marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve; çështjet shkojnë përtej asaj që duket. Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë,” përfundoi ambasadori.

Incidenti ka shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët dhe faktorët politikë shqiptarë në rajon, ndërsa institucionet përkatëse pritet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit