Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Djegia e karrigeve nga opozita, 'hakmerret' Kuvendi dhe u mban pjesërisht pagën 4 deputetëve të PD
Tre muaj pas tensioneve në një nga seancat plenare, ku deputetët e opozitës dogjën karriget në shenjë proteste, Kuvendi i Shqipërisë iu ka mbajtursë fundmi një pjesë të pagës 4 deputetëve demokratë.
Bëhet fjalë për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti.
Mësohet se ata kanë refuzuar që të paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar dhe Kuvendi ka vendosur që t’ua mbajë nga pagat e muajve nëntor dhe dhjetor 2024.
Sipas faturës që ka publikuar vetë Kuvendi, dëmi i shkaktuar shkon në shumën 764 mijë lekë të reja.
Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë. Flamur Nokës dhe Bledion Nallbatit nga 187 mijë lekë. Fatura për Elda Hotin ishte 180 mijë lekë.