Flash News

E-TJERA

Djegia e mbeturinave në Fier, reagon shoqëria koncesionare: Kemi leje mjedisore, landfilli s'është shkak për situatën

Djegia e mbeturinave në Fier, reagon shoqëria koncesionare: Kemi leje

Shoqëria koncesionare e menaxhimit të mbetjeve në Fier ka sqaruar situatën e krijuar me djegien e mbeturinave në landfill.

Përmes një deklarate për mediat, shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” deklaron se situata aktuale e krijuar në vend grumbullimin e mbeturinave nuk kanë lidhje me zonën e trajtimit të mbetjeve.

Sipas saj, shoqëria ka nënshkruar "në datë 24.10.2016 kontratën koncesionare “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit".

Në datën 07.05.2020 ka njoftuar me një shkresë zyrtare Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkinë Fier se " vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare".

Shoqëria deklaron se landfilli është përfunduar brenda afateve të përcaktuara dhe është në përputhje me standartet evropiane.

Deklarata zyrtare:

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkak për situatën e krijuar në vend grumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës

Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr. Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.

Duke përfituar nga ky komunikim publik sqarojmë se Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian.

“Integrated Technology Waste Treatment  Fier” sh.p.k

 

Të fundit