Flash News


E-TJERA

"Djegia e Pemës së Krishtlindjeve nga një 'muhamedan', alibi e trashë", paralajmëron Tufa: Kujdes nga propaganda!

"Djegia e Pemës së Krishtlindjeve nga një
Në foto: Ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa

Ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa, paralajmëron se djegia e pemës së Krishtlindjeve nga një "muhamedan", sipas tij, bëhet me qëllim që të nxis përçarje fetare në Shqipëri.

Sipas Tufës, provokimi i ndjeshmërive fetare katolike/ortodokse mund të përdoret si alibi nga “gojët e propagandës kopuke qeveritare”, për ta hequr vëmendjen nga vrasja e 25-vjeçarit të pafajshëm.

“Kryefjala është një i vrarë krejt i pafajshëm, jo Pema e Kërshnellave. Atë e zbukuron gjithkushi në shtëpi të vet, nuk vjen me u mahnitë të sheshi. Pa llogaritur faktin që e festojnë thuajse të gjithë myslimanët”, thekson Tufa.

Kujtojmë se në protestën e djeshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, qytetarët e revoltuar i vendosën flakën Pemës së Krishtlindjeve në qender të Tiranës.

Reagimi i plotë i Tufës:

Njerëz të ndershëm, kini kujdes! Agjitpropi me njëmijë gojët e propagandës kopuke qeveritare në TV e rrjete virtuale po nxit pëçamjen fetare, duke i mëshuar for faktit se pema qenkësh e Krishtlindjeve (!) Synohet përçarja e provokimi i ndjeshmërive katolike/ortodokse dhe se djegien e pemës e bëri një "muhamedan".

Alibi e trashë, e përllogaritur, si e etërve të tyre, që futën armët në kishë dhe pushkatuan e dënuan priftërinjtë i dijtun, elitën edukatore të Kombit! Janë po ata! Të tilla alibi mos i pranoni. Janë më shumë se poshtëruese! Kryefjala është një i vrarë krejt i pafajshëm, jo Pema e Kërshnellave. Atë e zbukuron gjithkushi në shtëpi të vet, nuk vjen me u mahnitë të sheshi. Pa llogaritur faktin që e festojnë thuajse të gjithë myslimanët.

Kryefjala është një 25 vjeçar i vrarë. Atë, a mund ta ngjallë propaganda qeveritare komuniste dhe veglat e saj? Ky është thelbi.

Të fundit