Flash News

E-TJERA

“Do bëj disa denoncime”, eksperti i IT: AKSHI ka bërë 420 mln euro tendera

“Do bëj disa denoncime”, eksperti i IT: AKSHI ka bërë

Eksperti i IT, Gentjan Progni denoncoi tenderat e AKSHI-t, që sipas tij janë korruptivë. 

Duke folur në Syri tv, ai tha se tenderat e Agjencisë së Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kapin vlerën e 420 mln euro, por janë investuar vetëm 10% e kësaj shume. 

Ndërsa të vetmin shërbim që marrin qytetarët është e-albania, Progni shtoi se kostoja e mirëmbajtjes së sistemit shkon deri në 2 mln euro. 

"Unë kam disa tendera që do t'i denoncoj ditët në vijim. Kostoja e një serveri që kushton 100 mijë euro, është tenderuar për 200 mln lekë. Kam servera që kanë kosto 1 mln lekë të vjetra mirëmbajtje në muaj dhe janë tenderuar me 35 mln lekë të vjetra në muaj. Kemi koston e SMS-ve, nga një kosto qesharake është tenderuar me 100-fishin e kostos për 1 SMS.

Kemi një institucion që asnjëherë nuk jep llogari. Edhe denoncimin që kam bërë në SPAK për AKSHI-n i cili u transferua në Prokurorinë e Tiranës nuk kam asnjë informacion se çfarë po bëhet me atë denoncim. Unë akuzohem nga PS për aktivist. Po të shohim denoncimin që bëri Avenir Peka sot kemi të njëjtën kompani që ka host-imin e aktivistit, përfituese të këtij tenderi. Abuzimet e AKSHI-t kaq hapur janë bërë qesharake. Deri tani gropa financiare që ka krijuar AKSHI është 420 mln euro.

Janë para të cilat as 10% e tyre nuk është investuar. I vetmi shërbim që marrim ne është e-albania, një sistem me kosto maksimale mund ta ketë 2 mln euro", u shpreh ai.

Të fundit