Flash News

E-TJERA

“Ç’do bëjmë ne atje”/ Shqipëria, RMV dhe Serbia vendosin sot për pjesëmarrjen në Samitin e BE

“Ç’do bëjmë ne atje”/ Shqipëria, RMV dhe

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vendosin sot nëse do të bojkotojnë apo do t’i bashkohen Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti mbahet në datat 23-24 qershor në Bruksel. Ishte fillimisht presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili paralajmëroi bojkot të Samitit. Ndërsa një ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një postim në Tëitter dha të njëjtat sinjale sikurse Vuçiç.

Në një postim në Tëitter, Rama shkruante se është e pritshme një jo nga Bashkimi Evropian për Tiranën dhe Shkupin teksa theksoi se unioni është rrëmbyer nga Bullgaria. Duke ngritur pyetjen “çfarë duhet të bëjmë ne atje”, Rama la të kuptohet se Shqipëria mund të bojkotojë samitin e BE-së.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër "Jo, më fal!" do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t'u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkroi Rama në Tëitter.

 

Të fundit