Flash News

E-TJERA

“Do bësh ç’të them unë, paske edhe p*rdh”, Çuri tregon ç’i ndodhi me efektiven: “M’u errën sytë”  

“Do bësh ç’të them unë, paske edhe

Analisti Arjan Çuri ka rrëfyer një përvojë personale të pak ditëve me parë me policinë, teksa ka komentuar ngjarjen tragjike të Klodian Rashës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Çuri ka thënë se ka vënë re një pakicë të policëve që tejkalojnë kompetencat.

“Ka një gabim të rëndë, nga ana procedurale të paktën, në procesin e rekrutimit të të rinjve në polici. Kriteri kryesor është të jenë militant të PS. Nuk jam kundër bindjeve politike të njerëzve, por përveçse të jenë socialistë, duhet të jenë profesionistë.

Kam parë njerëz të rinj që herë pas herë, nuk përfaqësojnë shumicën por janë pak persona, që tejkalojnë kompetencat qoftë në komunikim. Kisha një rast kur isha te komisariati nr. 6 ku del një punonjëse femër dhe më kërkoi autorizimin.

I dërgova badge-in e medias dhe më tha se donte autorizimin nga e-Albania. Ia dhashë edhe atë. I thashë që unë t’i tregova të dyja, por mjaftonte badge. M’u drejtua dhe më tha: ‘ti do bësh ç’të them dhe unë, paske edhe pordh’, më tha.

M’u errën sytë dhe dola nga makina, më njohën pastaj dhe erdhën disa të tjerë më kërkuan ndjesë. Më tërhoqën  që mos t’i bëja kallëzim. Nuk e di pse dhe kush i fryn, kanë një sjellje të tillë, pakica është realisht që ka një fryrje, një fodullëk të jashtëzakonshëm”, u shpreh Çuri.

Të fundit