Flash News

E-TJERA

Do fuste drogë te babai në burg, policia e Kukësit i gjen 9-vjeçares kokainë në tullumbace

Do fuste drogë te babai në burg, policia e Kukësit i gjen

Policia e burgjeve në Kukës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde kokaine në xhupin e një 9-vjeçareje, e cila do të takonte të atin në ambientet e paraburgimit.

Sipas policisë, droga u gjet e fshehur në një tullumbace në xhepin e vajzës.

“Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve procedurale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike. 
Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit