Flash News

E-TJERA

“Do i djeg me benzinë”, kërcënoi vrasësit e dyshuar të së birit, procedohet babai i Martin Çeços

“Do i djeg me benzinë”, kërcënoi vrasësit e

Procedohet penalisht babai i Martin Çeços, i cili u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022.

Ndaj 70-vjeçarit rëndon vepra penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”, pasi kërcënoi publikisht të dyshuarit e vrasjes së djalit të tij një ditë më parë.

“Do t’i përvëloj ata me benzinë do t’i përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata. Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje“, u shpreh 70-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”. Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar dje, në rrjete sociale, duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.

Të fundit