Flash News

E-TJERA

“Do i mbrojmë me gjak”, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Oligarkët ndërtojnë në kurrizin tonë

“Do i mbrojmë me gjak”, banorët e Bërxullës

Banorët e Berxullës kanë dalë sërish në protestë. Njëzëri ata kanë kërkuar një përgjigje nga qeveria se çfarë do të bëhet me pronat dhe tokat e tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të rrugës Thumanë-Kashar.

Ne jemi akoma në qiell të hapur, nuk kemi informacion. jemi ne stres dhe ankth, s’dimë ku të shkojmë nesër. Shteti nuk na jep një zgjidhje”, tha administratori i këtij fshati.

Ndërkohë, një tjetër banor iu bëri thirrje bashkëfshatarëve të tij që mos të shiten, por të mbrojnë pronat e tyre.

Janë këta oligarkët shqiptarë që kërkojnë të ndërtojnë, autostrada, rrugë, në kurriz të pronave tona. I bëj thirrje për dialog qeverisë. Ne jemi ata pronarë që po na rrëmbehet prona. Nuk mund të vendosin sekserët çmimet e pronave tona. I bëj thirrje kryeministrit që të reagojë dhe të na dëgjojë.

Prona sa e shtrenjtë është dhe e shenjtë. Jam i vendosur që deri në frymë të fundit, do t’i mbrojmë me gjak. S’do dal më në protestë, por do të rri në banesën time dhe do e mbrojë atë. I bëj thirrje banorëve që të mos shiten, prona është e shenjtë.”, tha pronari.

Të fundit