Flash News

E-TJERA

Do i vendoste tritol një anijeje por i shpërthu, si humbi jetën biznesmeni në Sarandë

Do i vendoste tritol një anijeje por i shpërthu, si humbi jetën

Është zbardhur vdekja e biznesmenit 52-vjeçar Armando Nelaj pas një shpërthimi në det.

Autoritetet policore raportojnë se Armando Nelaj së bashku me një mikun e tij, atë mbrëmje kanë tentuar t‘i venë një sasi lënde plasëse një anijeje të ankoruar në portin e qytetit, për motive konkurence.

Duket se gjatë transportimit të lëndës plasëse, ajo ka shpërthyer aksidentalisht duke i marrë jetën 52-vjeçarit Nelaj.

“Erdion Muho dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Armand Nelaj kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Armand Nelaj.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Të fundit