Flash News

E-TJERA

"Do iki te shoqja t'i uroj Vitin e Ri", zhduken prej 1 janarit dy 16-vjeçaret në Tiranë

"Do iki te shoqja t'i uroj Vitin e Ri", zhduken prej 1 janarit dy

Dy vajza të mitura, shoqe me njëra-tjetrën, janë raportuar të humbura nga familjarët e tyre, të cilët janë drejuar në polici. Mësohet se vajzat e moshës 16-vjeçare janë larguar nga banesat e tyre në kryeqytet mëngjesin e 1 janarit dhe nuk janë kthyer më.

Sipas abcnews, secila prej vajzave ka thënë se do të shkonte në shtëpinë e shoqes, por ndërsa prindërit i kanë telefonuar disa orë më pas, ka rezultuar se telefonët e tyre kanë qenë të mbyllur.

Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur dhe disa veshje e më pas është larguar nga banesa. Policia ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton që ato të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.

Të fundit