Flash News

E-TJERA

Do ikte drejt Dubait, 37-vjeçarit i kapen 15 mijë euro të padeklaruara në Rinas

Do ikte drejt Dubait, 37-vjeçarit i kapen 15 mijë euro të

Një 37-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi në aeroportin e Rinasit i janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare 15 mijë euro të padeklaruara. Bëhet fjalë për shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

"Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit