Flash News

E-TJERA

Ngritja e Kushtetueses, Kim thirrje Presidencës, Parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë: U kanë mbetur 6 javë, punoni me urgjencë

Ngritja e Kushtetueses, Kim thirrje Presidencës, Parlamentit dhe
Foto Ilustruese/ Ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Diplomatja amerikane, Yuri Kim, është shprehur se do të ishte hap pozitiv për Shqipërinë ngritja e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit.

Përmes një shkrimi në Twitter, ambasadorja e SHBA-së apelon që "Presidenca, Parlamenti dhe institucionet drejtësisë, të vijojnë intensivisht punën përgjatë këtyre 6 javëve të mbetura".

“Është mirë të shohësh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura - Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë punën me urgjencë. Faleminderit KED-së për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Drejtuesit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi!”, tha Kim.

Një muaj më parë, ambasadorja amerikane inkurajonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të vepronte shpejt në vlerësimin e kandidatëve, për futjen në punë të GJK deri në fund të vitit.

“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë GJK deri në fund të vitit”, shkruante Kim.

Ngritja e Kushtetueses, Kim thirrje Presidencës, Parlamentit dhe

Të fundit