Flash News

E-TJERA

"Do japim jetën për tokën tonë", banorët e Thethit nuk tërhiqen

"Do japim jetën për tokën tonë", banorët e

Komuniteti në Theth mbetet i vendosur të rezistojë ndaj prishjes së objekteve në zonë.

Në një intervistë për Euronews Albania , një prej banorëve theksoi vendosmërinë për të qëndruar fort përballë situatës.

“Rezistenca jonë nuk ka kthim pas. Jemi gati të japim edhe jetën, sepse në fund të ditës të gjithë vdesim një ditë. Borxhet? Le t’i marrë me vete Edi Rama dhe Benet Beci. U bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve, botës dhe ambasadave që të na mbështesin për të shpëtuar Thethin nga grabitja e tij.”
Banori shprehu zhgënjimin për mungesën e mbështetjes nga autoritetet lokale. 
“Mbrëmë u tha se po bëhej diçka, ndërkohë sonte na tradhtuan. Kryetari i Shkodrës duhej të ishte me ne, të ndjente hallin tonë. Ejani e na shihni, sepse kemi nevojë për mbështetje.”

Të fundit