Flash News

E-TJERA

“Çdo javë në SPAK , në seli partish”, Burimi: Me këtë që po bën Yuri Kim, mund të bëhesh edhe anti-amerikan

“Çdo javë në SPAK , në seli partish”, Burimi:

Analisti Genc Burimi ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim pasi sipas tij nuk duhet t’ja lejojë vetes që të ndërhyjë kaq shumë.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Burimi tha se nuk ka asnjë rast në botë që një ambasadorë të ndërhyjë kaq shumë sa në Shqipëri.

Burimi: Jam simpatizant i politikanëve amerikane.  SHBA nuk i shoh si protektorë, por si frymëzues. Një ambasadore ndërhyn shumë thellë.

Ka shkuar në pikën kulminante. Nuk ka rast në botë të ketë kaq shumë ndërhyrje.

Ka shumë intruzion, me këtë që po bën tani Yuri Kim mund të bëhesh edhe anti-amerikan.

Lela: Është e përligjur nga kriza e institucioneve tona

Burimi: Ajo nuk duhet tja lejojë vetes, cdo javë në SPAK , në seli partish

Të fundit