Flash News


E-TJERA

Do ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat

Do ketë “non grata” nga BE për politikanë

Ambasadorja e Bashkimit Europian është pyetur nëse do të ketë nga Brukseli vendime për zyrtarët shqiptar të akuzuar për korrupsion.

Në intervistën e saj të parë për “Now” në Euronews Albania, ajo tha se aktualisht nuk ka asnjë nismë të tillë nga BE, ndërsa sqaroi rregullat e shpalljes ‘non grata’ nga BE.

 Pjesë nga intervista:

Erla Mëhilli: Zonja Ambasadore, për sa i përket zyrtarëve të korruptuar dhe jo vetëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Britania e Madhe duket se janë në unison për sanksionet ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve për korrupsion dhe jo vetëm. A do të ketë edhe nga Bashkimi Evropian sanksione mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët, pra të ndiqet e njëjta linjë që po ndjekin SHBA dhe Britania?

Ambasadorja: Nuk kam parë asnjë nismë të tillë në Bashkimin Evropian, është një vendim që merret nga 27 vendet anëtare, por nuk e kam parë deri më sot.

Erla Mëhilli: Pra, do të duhej miratimi i 27 vendeve anëtare për ta bërë diçka të tillë?

Ambasadorja: Po, ashtu duhet të jetë.

Erla Mëhilli: Dhe do të ishte e vështirë për të gjetur një konsensus mes 27 shteteve?

Ambasadorja: Unë nuk kam parë ndonjë propozim, në fakt. Duhet një propozim para se të diskutohet. Dhe nuk kam parë asnjë propozim.

 

Të fundit