Flash News

E-TJERA

"Do kishim dashur t’ju prisnim me diell"/ Rama pret Kurtin me çadër, nis mbledhja

"Do kishim dashur t’ju prisnim me diell"/ Rama pret Kurtin me

Delegacioni i Kosovës ka mbërritur në Elbasan, ku ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e 7-të mes dy qeverive të dy shteteve shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka dalë të presë homolgun Albin Kurti me çadër për shkak të motit të keq. Ky i fundit ka bërë që ceremonia të shmanget.

Ndërkohë qeveritë janë ulur përballë njëra-tjetrës dhe mbledhja ka nisur. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka marrë fjalën dhe iu drejtua delegacionit nga Kosova duke iu thënë: Do kishim dashur t’ju prisnim me diell. Shpresojmë që ky shi të jetë ogur i mirë.

Ai shtoi se sfida e përbashkët e dy qeverivë është të rrisin zbatueshmërinë e marrëveshjeve.

Të fundit