Flash News

E-TJERA

Do kryenin vrasje kundrejt pagesës, gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit

Do kryenin vrasje kundrejt pagesës, gjykata e Durrësit lë në
Foto Ilustruese

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit të cilët dy ditë më parë dyshohet se do të kryenin një vrasje me pagesë.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç u paraqitën sot në seancën gjyqësore për u njohur me masën e sigurisë.

Dy ditë më parë, policia gjatë kontrollit në mjetin e tyre tip “BMË” ka sekuestruar 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro.

Në momentin kur u identifikuan nga ofrcat e policisë, ata kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e uniformave blu.

 

Të fundit