Flash News

E-TJERA

Do mbrojë Sali Berishën në Paris, kush është Jean-Yves Le Borgne, avokati i çështjeve të bujshme          

Do mbrojë Sali Berishën në Paris, kush është Jean-Yves

Ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se do të padisë për shpifje sekretarin e shtetit Antony Blinken, një ditë pasi publikoi vendimin e DASH për ta shpallur ‘non grata’ për korrupsion.

Në një konferencë për gazetarët, pasi e cilësoi vendimin të pabazuar, Berisha tha se do të padisë Blinken në gjykatën korreksionale të Parisit, përmes avokatit Jean-Yves Le Borgne.

Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral siç është Franca që të ngrejë një padi direkt ndaj Blinken për shpifje. Z.Blinken mundet ndoshta të pretendojë imunitet, por sot ky koncept vlerësohet nga Gjykata në mënyrë relative, çka do të thotë se është ai mbrojtur kur ai kryen akte normale të pozitës së tij dje jo kur prek dinjitetin e një personi privat” tha Berisha.

Mirëpo, emri i avokatit tërhoqi vëmendjen e mediave, të cilët i kërkuan Berishës më shumë detaje rreth tij.

Po kush është Jean-Yves Le Borgne

Jean-Yves Le Borgne nuk është një emër i panjohur. Ai është 71 vjeç, i diplomuar për filozofi, ka një karrierë të gjatë në fushën juridike dhe aktualisht është kryetar i Urdhrit të Avokatit në Francë.

Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur në gjykatat franceze shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish drejtorin e kabinetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhenj si ish bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn dhe reperin Joey Starr.

 Revista Challenges, e cila i kushtoi vitin e kaluar një artikull karrierës së tij, e përshkroi profilin e tij si "ultra-klasik"

Të fundit