Flash News

E-TJERA

“Do më japësh një 2 mijë lekësh për tost? babai i Martinit rrëfen bisedën e fundit me Martinin

“Do më japësh një 2 mijë lekësh për tost?

Babai i Martinit, 14-vjeçarit i cili u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte patur me të,

Në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel, para se të shkonte në shkollë, 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë një tost.

"Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta.

Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje", tha Engjell Cani. 

 

Të fundit