Flash News

E-TJERA

"Do merrem personalisht...", audio që çoi në pranga avokatin Ulian Bajrami

"Do merrem personalisht...", audio që çoi në pranga

Është publikuar audioja e debatit në sallën e gjyqit në Gjykatën e Elbasanit, ku avokati Ulian Bajrami i drejtohet me tone kërcënuese prokurorit Gjergj Ceka.

Avokati u thirr për të dhënë sqarime në Komisariat dhe më pas u arrestua për "Kanosja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit", dhe "Kanosja e gjyqtarit".

Pjesë nga diskutimi:

Avokati Ulian Bajrami: Kërkesa e prokurorit për vlerësim për caktim mase bazohet në disa prova. Një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin edhe me gjithë oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim.

Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle.

Avokati Ulian Bajrami: Konstatoj vepër penale…

Gjyqtarja Megi Strakosha: Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të xcaktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit.

Avokati: Mesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme.  

Të fundit