Flash News

E-TJERA

“Do merrem personalisht me ju”, si kërcënoi Rama disa orë para arrestimit të Belerit

“Do merrem personalisht me ju”, si kërcënoi Rama disa

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate bashkë me tre persona të tjerë, nën akuzë për shit-blerje votash. Arrestimi i Belerit u bë me urdhër të SPAK.

Arrestimi i Belerit vjen pas akuzave që kryeministrit Rama i ka drejtuar disa herë gjatë fushatës kandidatit të opozitës, të cilin e ka quajtur anaflabet, duke e akuzuar se ka për qëllim të helenizojë Himarën.

Rama, po ashtu, ka hedhur akuza ndaj Belerit si të përfshirë në masakrën e Peshkëpisë, teksa e konsideroi një ‘faqe të zezë’ për Shqipërinë.

"Është analfabet funksional dhe kërkon që të ndezë në Himarë një zjarr dhe këta ia japin pishtarin në dorë. Ai thotë më gjithë mbështetjen e partive politike në Greqi, do helenizojë Himarën. Kjo është e paimagjinueshme. Prandaj them unë që kjo është faqja e zezë e Shqipërisë. Jo sepse e them unë po sepse mbasi marrin një damkë që nuk shlyhet kurrë nga aleati më i madh i Shqipërisë. Të vetmen gjë që kanë në dorë është që të mos lejojnë që më firmën e tyre, mbështesin personin që ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarëve shqiptarë në Peshkëpi. Ka pasur edhe dënime. Këta e marrin dhe e mbështesin. Kjo tregon se çfarë faqezinjsh janë këta. Do vëjë në vend ai maskara padrejtësitë e 60 viteve. Ai është njeriu që kur unë kam bërë një punë të madhe për pronat e himariotëve, ky i thoshte që po e rregulloi Edi Rama këtë ne nuk kemi shans që ta marrim më Himarën. Nuk është çështje opinionesh në këtë rast është faqe e zezë e një vule në ballë," tha kreu i qeverisë.

Akuzat dhe sulmet e Ramës ndaj Belerit nuk përfunduan me kaq.

Mbrëmjen e djeshme pak para arrestimit të kandidatit të opozitës, i ftuar në emisionin Opinion, Rama hodhi akuza të reja ndaj Belerit. Rama e cilësoi këtë të fundit si shëmbëlltyra e qarqeve të errëta greke.

Beleri duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit në Opinion, tha  se nuk ka lidhje me emrat që ka përmendur Rama ditën e sotme dhe se deklarata për “helenizimin e Himarës” është përkthyer gabim. Ndërsa Rama iu drejtua duke i thënë “Ik more mëso shqip dhe greqisht thuaji.”

Kryeministri vijoi me kërcënimet teksa tha se do të merret personalisht me dy individë të lidhur me Belerin. Rama akuzoi duke thënë se Napolon Çakalli dhe Spiro Koka janë personat që kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”, tha Rama.

 

Të fundit