Flash News

E-TJERA

Do përshkohen 754 km. Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë, ja itinerari i pesë etapave

Do përshkohen 754 km. Rrethi i 80-të Çiklistik i

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë do të zhvillojë këtë vit edicionin e tij të 80-të. Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, e cila është prej disa vitesh është pjesë e kalendarit ndërkombëtar, do të përshkojë plot 754 km gjatë 5 etapave të saj.

Në këtë event do të jenë 15 skuadra pjesëmarrëse, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, përgjatë itinerarit Tiranë-Lushnjë-Elbasan-Vlorë-Përmet, duke e mbyllur në finishin tradicional të Fierit.

Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë

Etapa e parë – Tiranë – Dushk – Krrabë 146 km

Etapa e dytë – Tiranë – Lushnjë – Elbasan 157 km

Etapa e 3-të – Elbasan – Vlorë 143 km

Etapa e 4-t – Vlorë – Mbrostar – Përmet 185 km

Etapa e 5-të – Përmet – Fier 123 km

Të fundit