All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Do pushosh?”, debat te ‘Ligjet’ për hartën e re gjyqësore. Çupi-Bushkës: Nuk jemi në riedukim këtu

All - Paragraf - 1

“Do pushosh?”, debat te ‘Ligjet’ për hartën e

Debat mes deputetëve të PD dhe PS në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve lidhur me propozimin për hartën e re gjyqësore.

All - Paragraf - 3

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se Dhoma e Avokatisë ka shfuqizuar listën e avokatëve që u japin ndihmë juridike falas qytetarëve, ndaj kërkoi që të ndryshonte ligji.

Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti Gazment Bardhi, por nuk është lejuar nga kryetarja Klotilda Bushka duke thënë se nëse Bardhi nuk qetësohet, do të ndërpresë mbledhjen.

Debati nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e opozitës.

Pjes ënga diskutimi:

Bardhi: A ka mundësi se nuk kemi ardhur të dëgjojmë kërcënime.

Bushka: Kolegë ju lutem, nuk e kuptoj që shqetësoheni për deklaratën e ministrit. Ndërkohë që ndihmën juridike falas ia kemi garantuar qytetarëve, dhoma e avokatëve e ka shfuqizuar. Sot qytetarët janë pa mbrojtje.

Bardhi: Ti po i heq gjykatat qytetarëve, po u shqetësoke ti…

Bushka: Zoti Bardhi të lutem mos më ndërprit, mos e bëni më. Ju kam dëgjuar dhe respektuar. E keni shumë të keqe mungesën e edukatës. Kur flet dikush, dëgjojeni me respekt siç ju dëgjojnë juve. Tani disa herë jua kemi tërhequr vëmendjen. Nuk jemi në kor këtu, ka rregulla.

Çupi: Nuk jemi në riedukim

Bushka: Nëse nuk jemi në riedukim, silluni sikur nuk jemi në kafe. Sikur nuk jeni në një vend që flasin në të njëjtën kohë.

Bardhi: Ty të mori fjalën ministri qëparë dhe nuk i the gjë.

Bushka: Nëse doni të bëni kor, unë e mbyll dëgjesën. Kur gjatë mbledhjes prishet qetësia, ndërpritet mbledhja. Do qetësoheni? Bardhi do pushosh të lutem. Apo ta ndërpres sipas rregullores.

Të fundit