Flash News

E-TJERA

Do shishnin kallashnikovë, goditet grupi kriminal në Tiranë, arrestohet “i forti” i Yzberishtit dhe tre të tjerë

Do shishnin kallashnikovë, goditet grupi kriminal në Tiranë,

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit, duke arrestuar tre persona dhe shpallur një tjetër në kërkim.

Në pranga kanë rënë Artur Brahimaj, 63 vjeç, Ilir Zyberi, 55 vjeç dhe Artur Rushiti, 46 vjeç, ndërsa shtetasi E. S., 28 vjeç, është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 armë zjarri, mes tyre kallashnikovë, si edhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonat e Tufinës dhe Freskut.

Sipas policisë, Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit, rezulton i dënuar më parë për vrasje. Ndërkohë, Brahimaj është dënuar më herët për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe mashtrim, ndërsa Rushiti për plagosje të rëndë me dashje.

Dy prej të arrestuarve, Brahimaj dhe Zyberi, janë kapur në flagrancë në Tufinë, teksa tentonin të shisnin dy armë zjarri kallashnikov. Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi ushtronte aktivitet kriminal të strukturuar, duke tregtuar armë zjarri në disa zona të kryeqytetit.

Të fundit